Harris: Ne duhet ta pranojmë patjetër rezultatin e këtyre zgjedhjeve

Harris u bëri thirrje mbështetësve të vet ta pranojnë disfatën e saj në zgjedhjet presidenciale 2024 dhe tha se do ta ndihmojë presidentin e zgjedhur Donald Trump gjatë kalimit të pushtetit.

“Ne jemi duke ndier dhe përjetuar një sërë emocionesh tani, e kuptoj. Por, ne duhet ta pranojë patjetër rezultatin”, tha ajo.

“Më herët gjatë ditës, bisedova me presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe e urova për fitoren”, tha Harris.

“Derisa e pranoj humbjen në këto zgjedhje”, tha ajo, “nuk dorëzohem në luftën që e ushqeu këtë fushatë”.

“Nuk do të heq kurrë dorë nga lufta për një të ardhme ku amerikanët mund t’i ndjekin ëndrrat, ambiciet dhe aspiratat e tyre”, tha ajo. Amerika, shtoi ajo, “nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta për demokracinë tonë”. /Rel