“Do ta kisha ‘përqafu’ e ishim bo bashkë në lojë, nëse do të më kërkonte falje”, deklarata e Drenushë pas daljes së Atillës

Drenusha Latifi ka bërë një sërë deklaratash pas largimit të Atilla Kardesh nga Big Brother VIP Kosova.

E njëjta tha se do të ishte në gjendje ta përqafonte atë nëse do t’i kërkonte falje siç duhet.

“Isha zgju edhe per qafe e kisha kap, t’kish thon ditën e parë, Drenushë unë po du me të kërku falje për gjithçka që ka ndodh në jetën tonë”, i thoshte ajo Besfortit.

Largimi i tij u prit me pikëpyetje të mëdha duke qenë se ka qëndruar brenda më pak se 48 orë.

Ish-miss Kosova gjithashtu ka potencuar se nuk i ka pëlqyer fakti që ka qenë aty brenda, megjithatë gjërat do të ndryshonin nëse do të merrte kërkim-faljen.

“Hajde, fol si njeri, thujem m’falë hajde vazhdojna, luajmë, ishim bo edhe bashkë në lojë për me i mposht të tjerët. Po, nuk diti”, potencoi ajo mes tjerash.