“Zgjedhja e Donald Trump si president mund të jetë fundi i Amerikës”
“Zgjedhja e Donald Trump [si president] mund të jetë fundi i Amerikës, asaj Amerike që ka qenë prezentë në botë, që ka qenë patronë e botës”, ka deklaruar politologu Nezir Kraki.
Kraki ka theksuar se një kthim i Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë mund të përkeqësojë marrëdhëniet me NATO-n dhe Ukrainën, sidomos nëse SHBA-ja përpiqet të ndërpresë mbështetjen për Ukrainën apo të ndjekë një strategji që kërkon paqe nëpërmjet lëshimeve territoriale.
Sipas tij, ky skenar nuk do të ishte një fitore e Ukrainës, por një dorëzim përballë Rusisë, me pasoja shkatërruese për marrëdhëniet transatlantike.
“Nëse rrinë besnik qasjes që e ka, politik bërjes, me një lloj sportivitet të pakontrollueshëm atëherë impakti do të jetë shumë negativ për Evropën për NATO-në për Ukrainën më mos të flasim se gjasa nuk që ai siç ka thënë ta mbyll luftën e Ukrainës për një javë. Është vetëm një mundësi që të ndalet lufta aq shpejt që t’i kërkohet Ukrainës që të heq dorë nga territorit që Rusia ia ka pushtuar. Atë lloj të përfundimit të luftës nuk e dëshiron askush sepse kjo nuk do të ishte një fitore e luftës kjo është një dorëzim i Ukrainës dorëzim i NATO-së evropianëve, përballë Rusisë. Kjo do të ishte një lloj fundi i marrëdhënieve trans atlantike Evropë – Amerikë dhe fundi i marrëdhënieve mirëbesimit brenda Aleancës së NATO-së”, ka deklaruar Kraki në Rtv Dukagjini.
Cili do të jetë ndikimi për Kosovën?
Lidhur me Kosovën, Kraki vlerëson se një administratë e Trumpit mund të ndryshojë qasjen e deritanishme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur rolin e ish-emisarit Richard Grenell, i cili nuk arriti të nxisë pajtueshmëri të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij.
Sipas Krakit, Kosova ka një qëndrim më të pavarur dhe të palëkundur tashmë, duke mos ndjekur më modelin e dikurshëm të kompromiseve të shpeshta.
“Kur ka ardhur Grenelli në Ballkan në Kosovë, nuk ka pasur një lloj pajtueshmërie apo marrëveshje me të cilën janë pajtuar Kosova dhe Serbia tash ekziston një kuadër e tillë…Tash nuk kemi më udhëheqës qesharak ën Kosovë, dhe Kosova nuk është më ai vendi qesharak që shkonte në Bruksel dy herë në javë më dhënë diçka që i kishte borxh dikujt, sepse disa mendonin se Serbia duhej dëmshpërblehej”, ka shtuar ai.