Një gur gjigant për pak sa nuk i godet veturat në rrugën Prishtinë – Podujevë [video]
Një incident që ka mundur të jetë më fatalitet, ka ndodhur në rrugën Prishtinë Pudujevë, konkretisht në fshatin Lupç i Poshtëm.
Në një video që ka siguruar Indeksonline, shihet teksa një ekskavator, po mihte dheun në kodrën përskaj rrugës, te vendi i quajtur “Kulina”, një gurë gjigant është rrokullisur dhe ka rënë në rrugë të cilën po qarkullonin automjetet.
Qytetarët e kësaj pjese vazhdimisht janë ankuar për zvarritje të procesit të rregullimit të kësaj rruge.
Sipas dosjes së tenderit, rruga Prishtinë-Podujevë është dashur të përfundojë në fund të muajit gusht.
Punimet në këtë rrugë kanë filluar me 3 korrik 2023 e finalizimi i tyre është paraparë të bëhet për 425 ditë, rrjedhimisht 31 gusht të këtij viti. Kjo nuk ka ndodhur.
Ditë më parë, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka shprehur besim se kjo rrugë do të përfundojë gjatë mandatit të tij.
Ai ka thënë se kanë mbetur disa punë shtesë, siç janë urat e rreth rrotullimet, por që ka thënë se punimet po kryhen me ritëm më të shpejtë se në rrugët e tjera.