Atilla Kardesh lë shtëpinë e Big Brother Vip Kosova
Atilla Kardesh, ish burri i Drenusha Latifit, pritet të largohet nga shtëpia e BigBrother Vip Kosova 3.
Ai u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e së hënës e ku pati shumë reagime nga jashtë.
Ndryshe largimi i tij nga shtëpia është bërë e ditur në një mbishkrim në kanalet e BigBrother ku thuhet se “Atilla për pak lë shtëpinë”.
Nuk dihet nëse ky largim i tij nga shtëpia është për pak kohë dhe të rikthehet përsëeri në shtëpi apo përfundimisht.
Kujtojmë që Atilla Kardesh akuzohet për dhunë fizike që i ka shkaktuar Drenusha Latifit sa kanë qenë bashkë të martuar.
Drenusha e kishte akuzuar publikisht Atilla-n për dhunë, madje kishte ndarë dhe fotografi të dhunës që kishte përjetuar. Në atë periudhë, ajo u pajis me një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, duke theksuar nevojën për të mbrojtur veten dhe fëmijët e saj.