Ramabaja i alarmuar me fitoren e Trumpit: Fillon epoka e fashizmit modern

Analistin Sadri Ramabaja e ka frikësuar shumë fitoja e Donald Trumpit në zgjedhjet elektorale në Amerikë.

Ai e quan fitoren e tij si “fundi i demokracisë liberale”.

Sipas tij, zgjedhja e Trumpit do të ketë pasoja edhe për shqiptarët. Ndaj, ai bën thirrje për krijimin e “Federatës Shqiptare”.

E po ashtu nuk ka lënë edhe pa kërkuar rizgjedhjen e Kurtit në pozitën që është tani.

Postimi i plotë:

Fundi i demokracisë liberale.

E bashkë me këtë fund të palavdishëm, fillon epoka e fashizmit modern tok me rendin e ri botëror.

Instalimi i fashizmit gjerman përmes zgjedhjeve kishte fituar në vitin 1933, por ai do të bëhej shkas për fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Bota që sot futet në autostradën e pasigurisë totale.

Në Evropë pason rigrupimi i aleancave të reja dhe forcimi i rolit të shtetit-komb.

Në këtë hulli hyjmë edhe ne.

Beteja për mbijetesë do të jetë shënjuesi i viteve pasuese.

Që të ruajmë integritetin territorial dhe të ardhmen si Komb, dy republikat tona duhet të marrin vendime urgjente që do të rezultonin me krijimin e Federatës Shqiptare.

Për këtë arsye zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 marrin karakter plebishitar. Kosova duhet ta konfirmojë maturimin e saj politik duke rizgjedhur Albin Kurtin në pozicionin e tij aktual dhe duke i dhënë fuqi edhe më stabile qeverisjes për mandatin e ri.

Republika ka nevojë për lider të fortë.