Pacolli merr pjesë në festën e fitores së Donald Trumpit
Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka qenë i ftuar në “Mar A” Lago në festën e Donald Trumpit, pas fitores në zgjedhjet e SHBA-së.
Pacolli ka njoftuar vetë se ka qenë i ftuar në këtë festë, ndërsa e ka cilësuar Trumpin si mik të madh të shqiptarëve, transmeton Zeri.info.
“Miku i madh i shqiptarëve, presidenti Donald Trump, rizgjidhet në krye të shtetit më të fuqishëm të botës, në një fitore spektakolare. Ndjenjë e veçantë të isha i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitoreje të madhe”, shkroi Pacolli. /Zëri