Qeveria me mbledhje elektronike, merr vendime për ndërtimin dhe renovimin e disa stadiumeve
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë vendim për ndërtimin e dy stadiumeve dhe renovimin e tri të tjerave.
Këto janë vendimet:
- Aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumëvjeçare:
• Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;
• Renovimi i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;
• Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;
• Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;
• Renovimi i Galerisë Kombëtare.
- Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”.
- Emëruar Komisionin Ad-hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”.
- Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.