Pamje nga vendi ku Harrisi pritej të mbante fjalim, karrige e flamuj amerikanë të braktisur

Para fjalimit të fitores së Donald Trumpit në Floridë, një skenë krejtësisht tjetër ishte në vendin e festës së natës zgjedhore të Kamal Harrisit në Uashington DC.

Siç raporton BBC, nënpresidentja aktuale pritej të fliste para turmave në Universitetin Howars, por kjo u bë e qartë se nuk do të ndodhte pas rezultateve.

Kështu, sipas pamjeve të publikuara nga “Reuters”, shihet se të mbledhurit kanë ecur për në shtëpi, duke lënë pas karriget boshe dhe flamuj amerikanë të braktisur.

Bashkudhëheqësi i fushatës së demokrates Kamala Harris, Cedric Richmond, më herët ka thënë se nënpresidentja nuk do t’u drejtohet mbështetësve gjatë natës, por pritet të flasë të mërkurën, raporton televizioni CNN.

“Ne ende kemi vota për të numëruar. Ende kemi shtete që nuk janë shpallur të mbyllura”, tha ai.

Njoftimi i tij erdhi kur televizioni CNN parashikoi fitore të Trumpit në dy shtete kyçe – Karolinë e Veriut dhe Georgia.