Abdixhiku uron Trumpin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Donald Trumpin pas shpalljes së fitores për presidentet të SHBA-së.

Ai ka uruar Trumpin, duke thënë se rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës.

“Rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-në ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!”, shkroi ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës - aleatin tonë strategjik të së shkuarës e të së ardhmes!

Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump, për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane.

Rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-në ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në qeverinë e ardhshme këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme.

“Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me SHBA-në” - ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër!