Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, transmeton Zeri.info.

“Sot rreth orës 07:00 Policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, që konsistojnë në hetimin e rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen. Dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.