Sa vota kanë kandidatët tash për tash?

Trump ka 23 vota të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa Harris tri.

Sipas rezultateve të shpallura nga CNN, AP, Reuters, Trump fitoi në Kentaki, Indiana dhe Uest Virxhinia, kurse Harris në Vermont, shkruan REL.

Të rikujtojmë se...

  • President zgjidhet kandidati që fiton së paku 270 vota nga gjithsej 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.
  • Kandidati i parë që siguron 270 vota të Kolegjit Zgjedhor, bëhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
  • Donald Trump, 78 vjeç, do të ishte presidenti më i vjetër amerikan në kohën e inaugurimit në janar.
  • Kamala Harris, 60 vjeçe, do të ishte gruaja e parë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që do të bëhej presidente e SHBA-së