Bideni beson se do ta kishte fituar garën për president
Presidenti amerikan, Joe Biden nuk e di se si do të përfundojë gara mes zëvendëspresidentes, Kamala Harris dhe ish-presidentit, Donald Trump, sipas burimeve ai beson se do ta kishte fituar këtë garë.
Njerëzit e afërm me Bidenin kanë thënë se, duke e pasur parasysh favorizimin e tij në mesin e votuesve të klasës së bardhë punëtore, ai beson se do t’i kishte fituar shtetet e Murit të Kaltër, që zyrtarët e fushatës së Harrisit tani thonë janë rruga e saj drejt fitores, raporton CNN.
Duke parë rolin qendror të këtyre votuesve në fitoren e Trumpit në vitin 2016, Bideni dhe këshilltarët e tij më të afërt gjithashtu besojnë se Trumpi nuk do ta kishte fituar kurrë mandatin e parë ose se do të arrinte të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur nëse Bideni shqetësohet se do ta mbajë fajin për trajektoren e kësaj gare nëse Harris nuk fiton, një këshilltar i lartë i presidentit i tha CNN-it se “presidenti është më i shqetësuar për atë që do t’i ndodhte vendit nëse ndodh kjo”.