Kërcënime me bombë, pezullohet përkohësisht votimi në disa vende në Georgia
Kërcënimet me bombë pezullojnë votimi në disa vende në Georgia
Procesi i votimit është pezulluar përkohësisht në Qarkun DeKalb të Georgias pas kërcënimeve me bombë.
Një kishë, dy biblioteka, dhe disa qendra janë mbyllur, sipas autoriteteve lokale, shkruan BBC.
Autoritetet kanë kërkuar një urdhër nga gjykata për zgjatje të orëve të votimit në lokacionet e prekura sapo ato të rihapen.