Zeka: Vendimet e njëanshme të qeverisë çuan deri tek prishja e raporteve me SHBA-në

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka folur për procesin zgjedhor në SHBA.

Zeka u ndal në veçanti tek raportet me Kosovën, ku tha se Qeveria është treguar joparimore me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, kjo ka çuar edhe te përkeqësimi i raporteve.

“Kjo falë vendimeve të njëanshme që Qeveria jonë ka përzgjedhur të ndërmarrë”, tha ai në Klan Kosova.