Optimizëm në kampin e Kamala Harrisit në Pensilvani

Përveç pjesëmarrjes së fortë në Philadelphia, fushata e demokrates, Kamala Harrisit është e kënaqur me pjesëmarrjen e fortë të portorikanëve dhe studentëve në Pensilvania.

Sipas fushatës, linja të mëdha po formoheshin në Universitetin Lehigh pranë Allentown. Ata konfirmuan se dërguan vullnetarë për të mbajtur studentët në radhë. Gjithashtu, ata po tentojnë të zgjasin kohën e votimit në atë vendvotim.

Ata theksojnë se në Philadelphia, tre qarqet me përqendrimin më të lartë të votuesve portorikanë pothuajse arritën nivelin e pjesëmarrjes në vitin 2020 deri në mesditë.

Fushata është e bindur se tubimi i Donald Trumpit të javës së kaluar në Madison Square Garden, New York ku komediani, Tony Hinchcliffe e përshkroi Puerto Rikon si një “ishull lundrues mbeturinash”, dëmtoi ish-presidentin Donald Trump.

Ata shpresojnë se këto komente do të prekin votuesit portorikanë, të cilët në Pensilvani llogaritet se jetojnë mbi 400 mijë.