Hovenier: Ne jemi krenarë për atë që Kosova ka arritur në 16 vjet pavarësi
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, u është drejtuar me informacione e mesazhe të veçanta studentëve kosovarë.
Hovenier ka thënë se ndihet krenar për traditën elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sistemin elektoral amerikan.
“Unë jam krenar për traditën elektorale amerikane. Jam krenar për sistemin elektoral amerikan”, ka thënë Hovenier para studentëve.
Megjithatë në fjalimin para studentëve, Hovenier nuk ka harruar ta përmend as Kosovën. Ai ka theksuar se SHBA është krenare për atë që Kosova ka arritur në 16 vjet pavarësi.
“Ne jemi gjithashtu krenarë për atë që Kosova arriti në gjashtëmbëdhjetë vjet pavarësi”, ka thënë Hovenier teksa ka shtuar se do të vazhdojnë punën për të përmirësuar demokracinë në Kosovë.
Hovenier gjithashtu i ka njoftuar studentët kosovarë me informacione për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Çdo katër vjet të martën e parë të nëntorit, ne mbajmë zgjedhjet presidenciale. Më kanë thënë që disa njerëz jashtë SHBA-ve janë të interesuar po ashtu për zgjedhjet tona. Ata janë duke i kushtuar rëndësi, janë duke u munduar të kuptojnë procesin”, ka thënë Hovenier, raporton Kanal10.
Ndryshe, Ambasada Amerikane ka organizuar eventin edukativ me 400 studentë kosovarë për zgjedhjet presidenciale në SHBA.