Steinbaum: Kosova të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me SHBA-në

Jason Steinbaum, ish-shef i stafit të kongresistit Eliot Engel, ka folur për zgjedhjet që po mbahen në Amerikë dhe raportet e Kosovës me administratën e re amerikane.

Steinbaum ka deklaruar se e mbështet fuqishëm kandidaten Kamala Harris, për të cilën ka thënë se ka tentuar të bashkojë njerëzit dhe ka tentuar të thotë se ka një Amerikë, jo dy Amerika.

Ai gjithashtu ka folur edhe për Kosovën dhe pozitën e saj lidhur me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, duke shtuar se Kosova është harruar në disa mënyra, dhe sipas tij duhet të mendojë si të rivendosë marrëdhënie të forta me SHBA-të.

SHBA-ja është në zgjedhje. Sytë e botës janë kthyer përtej Atlantikut dhe pothuaj për herë të parë ka një skepticizëm për atë se çfarë mund të ndodhë. Ku e gjejnë zgjedhjet presidenciale Amerikën sot?

Steinbaum: Po, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të votojnë. Ne e bëjmë këtë çdo katër vjet.Në Shtetet e Bashkuara. Presidentët zgjidhen çdo katër vjet. E bëmë katër vjet më parë, më 2020 dhe katër më heret, më 2016. E dini çfarë ndodhi në 2020. Patëm një rrebelim të dhunshëm në Capitol, i cili u nxit nga ish-presidenti. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë përsëri.Institucionet tona demokratike në këtë vend kanë pothuajse 250 vjet. Do të festojmë 250-vjetorin e krijimit të Shteteve të Bashkuara në 2026. Kështu që është shumë e rëndësishme për shumë amerikanë që këto institucione të demokracisë të mbahen dhe vendet e tjera në botë shikojnë në Shtetet e Bashkuara si një dritë lirie, një dritë demokracie, që ne mund të vendosim standardin. Dhe do të jetë një shembull për t’u parë dhe një shembull për t’u ndjekur. Kështu që është shumë e rëndësishme për qytetarët amerikanë dhe shumë e rëndësishme për njerëzit që duan lirinë në mbarë botën që ta bëjmë këtë siç duhet këtë herë. Por është gjithashtu një shembull i mirë për vendin tonë vlerat e demokracisë, funksionimin e shoqërisë.

A mund këto zgjedhje në ndonjë mënyrë të thellojnë ndarjen dhe hendekun në shoqërinë amerikane, tani?

Steinbaum: Shikoni,nuk do ta thosha domosdoshmërisht se vetë zgjedhjet thellojnë hendekun. Por hendeku është në të vërtetë shumë i thellë dhe ndarja është shumë e gjerë në Shtetet e Bashkuara. Dhe është mjaft e pafat. Ne kemi humbur një ndjenjë të vlerave të përbashkëta këtu, vlerat e demokracisë,të sundimit të ligjit, dhe të zgjedhjes së liderëve tanë dhe pranimit të liderëve tanë Kështu që ky është çelësi që ne duhet ti kthehemi. Zgjedhjet dhe ndarja që shihni në zgjedhje janë vetëm shembuj të asaj ndarjeje që është rritur dhe rritur shumë ndjeshëm gjatë presidencës së ish-presidentit Trump. Dhe ajo mbetet sot. Shpresoj që një rezultat nga këto zgjedhje mund ta ndryshojë këtë.

Keni shpresë se rezultati i këtyre zgjedhjeve, nuk do të sjellë përsëri, një ndarje brenda shoqërisë amerikane, pavarësisht kush vjen në pushtet?

Steinbaum: Këtë do të duhet ta shohim. këtë unë thjesht po them. Për të qënë i qartë, unë jam demokrat. Kam punuar në Capitol Hill për shumë vite për Kongresmenin Eliot Engle, të cilin shumë kosovarë e njohin. Kështu që unë mbështes fuqishëm Kamala Harris. Ajo ka qenë një bashkues dhe ka tentuar të bashkojë njerëzit dhe ka tentuar të thotë se ka një Amerikë, jo dy Amerika. Unë besoj se Donald Trump ka qenë një ndarës në Shtetet e Bashkuara, dhe ai ka qenë njëri nga ata që ka kërkuar ndarjen mes njerëzve që bien dakord me të dhe atyre që nuk bien dakord. Dhe kjo nuk bazohet vërtet në politikë në shumë raste. Bazohet në besnikërinë ndaj tij. Kështu që ne duhet të kthehemi në pyetje të sundimit të ligjit, cilat politika janë të mira për Shtetet e Bashkuara? Çfarë është në interesin e Shteteve të Bashkuara? Si mund të qëndrojmë me aleatët tanë dhe miqtë tanë në mbarë botën?

Çfarë mund të presë Ballkani dhe Evropa, nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, cilido kandidat që fiton, Harris apo Trump?Si do të jetë jeta për Evropën pas kësaj?

Steinbaum: Mirë, le të flasim për disa vizione të ndryshme për Evropën. Siç e dini, ish-presidenti Trump nuk ishte një mbështetës i fortë i NATO-s. Në fakt, ai sfidoi shumë vende të NATO-s që nëse ato nuk nëse ato nuk shpenzojnë shumën e parave që NATO thotë se duhet të shpenzojnë, 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), atëherë ai mund, si lider i Shteteve të Bashkuara, Të mos veprojë në mbrojtje të atyre vendeve. Unë besoj se Kamala Harris dhe para saj Presidenti Biden dhe më parë Presidenti Obama ne besojmë në këtë traktat. Besojmë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe garancinë e nenit pesë të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve. Dhe një gjë që e keni parë që nga viti 2021, kur Joe Biden u bë president është numri i vendeve në Evropë që kanë kaluar mbi 2% të PBB-së së tyre për shpenzime në mbrojtje dhe ka shkuar shumë lart. Tani është rreth 21 shtete.

Kjo është kryesisht për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Por kjo tendencë po vazhdon dhe po vazhdon në atë drejtim. Për më tepër, është shumë e rëndësishme që ne të shohim këto shtete, miqtë tanë në Evropë dhe partnerët tanë në Evropë si shtete që ndajnë vlerat tona. Po, ata janë konkurrentë ekonomikë dhe po, ne nuk kemi të njëjtin sistem dhe nuk do të pajtohemi gjithmonë për gjithçka. Por në nivelin thelbësor, ne pajtohemi për vlera të bazuara të sundimit të ligjit, të drejtat e njerëzve tanë dhe demokracisë. Dhe këto janë shtetet që duhet të qëndrojmë me to. Nuk duhet të përpiqemi të afrojmë veten me autokratët nga e gjithë bota si Vladimir Putin, dhe Xi në Kinë dhe të tjerë të tillë. Ne duhet të jemi pranë miqve tanë dhe pranë aleatëve tanë Steinbaum dhe të qëndrojmë bashkë. Jemi shumë më të fortë së bashku.

Çfarë mund të pres Ballkani Perëndimor? Për një kohë të gjatë, ka qenë jashtë nga orbita dhe kryesisht ka qenë çështje sigurie. A është Ballkani pjesë e politikave dhe strategjive të ndonjërit kandidat presidencial?

Steinbaum: Pra, Ballkani ka rënë pak nga lista e prioriteteve të larta të Shteteve të Bashkuara dhe besoj se kjo është kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë. Pra, me këtë konflikt të madh fuqish në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të ardhmen e Ukrainës, Ballkani është shndërruar në çështje të dorës së dytë për interesat e Shteteve të Bashkuara, dhe kjo ka dëmtuar shumë Kosovën në shumë mënyra, sepse Serbia tani është parë si një lloj çmimi në atë konflikt të madh fuqish. Kështu që Kosova është harruar në disa mënyra. Dhe mendoj se ajo duhet të mendojë për çfarë do të thotë kjo për veten e saj dhe si të rivendosë marrëdhënie të mira, të forta me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin. Por, nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara duhet gjithashtu të shikojnë politikat tona drejt këtij rajoni dhe të pyesin veten se çfarë ka funksionuar dhe çfarë nuk ka. Sepse padyshim që ne kemi ndjekur një politikë për më shumë se një dekadë që nuk ka sjellë një zgjidhje dhe ne duhet të bëjmë një vlerësim të thellë s çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo.

Përmendët Kosovën. Ka një interes të madh në Kosovë kush do të jetë presidenti i ardhshëm? Ishte një letër nga Zëvendës Presidentja Kamala Harris për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe administrata e mëparshme Trump po ashtu kishte përfshirje direkte në Kosovë. Çfarë mund të presë, sipas jush, Kosova?

Steinbaum: Epo, unë supozoj se administrata Harris do të ndjekë një politikë të ngjashme me administratën e mëparshme Nuk e dimë ende kush do të jenë zyrtarët kryesorë në një administratë Harris.

Kjo do të thotë, zoti Steinbaum, që përsëri, ne do të shohim si Kosova dhe Ballkani do të jenë ndoshta një prioritet i dytë për administratën amerikane, nëse natyrisht është administrata Harris?

Steinbaum: Mund të jetë. Mund të jetë, sepse ajo që kemi parë në Shtetet e Bashkuara është se prioriteti ynë në Evropë ka qenë në Ukrainë. Por me zëvendësimin e zyrtarëve dhe me ardhjen e një administrate të re, kjo është gjithmonë koha kur zyrtarët e rinj dhe administrata e re në një periudhë kalimi gjatë së cilës ata do të shqyrtojnë se çfarë ka funksionuar dhe çfarë nuk ka funksionuar. Pra, kjo është në të vërtetë një kohë shumë interesante.Dhe për shkak se ka kaq shumë rotacion në personel, me ikjen e Lajçakut në fillim të janarit,besoj unë, me zgjedhjet që vijnë në Kosovë, zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe ardhjen e njerëzve të rinj, ka një mundësi tani. Ka një mundësi për të shqyrtuar me kujdes politikat tona. Sepse duhet të dalim me diçka që do të sjellë përfitime për të gjithë rajonin dhe do të promovojë sovranitetin dhe integritetin territorial në Kosovë. Kjo do të ndihmojë në lëvizjen e Serbisë përpara në rrugën e demokracisë dhe sundimin e ligjit në vend që të vazhdojë me politikat e saj të tërheqjes që e kanë çuar pas. Kështu që do të thotë që, me sa kemi parë, administrata e SHBA-së e viteve të kaluara, ka qenë ndoshta më e angazhuar në orientimin ose në përafrim të Serbisë me Perëndimin, por gjithashtu ka shtuar disa presione më shumë le të themi mbi Kosovën për të përmbushur obligimet e saj.

A është kjo një situatë e ngjashme që do të shohim në të ardhmen e afërt me administratën Kamala Harris?

Steinbaum: Po. Mendoj se ajo ndoshta do të ndjekë disa nga politikat e njëjta që kemi parë. Por përsëri, ne nuk e dimë ende sepse ata do të sjellin njerëz të rinj dhe ata do të shqyrtojnë me kujdes se çfarë ka funksionuar dhe çfarë nuk ka funksionuar. Pra, duhet t’u japim mundësi. Dhe duhet të lëmë që këta njerëz të vijnë, të zhvillojnë ato diskutime brenda. Por në të njëjtën kohë, tani është koha për liderët në Kosovë që të fillojnë të mendojnë për qasjen e tyre dhe të thonë, mirë, çfarë kemi bërë? Çfarë ka funksionuar, çfarë nuk ka funksionuar dhe si mund të përmirësojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë në Evropë.

Pra, po më thoni se Kosova nuk ka marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara tani ose nuk ka pasur deri tani?

Steinbaum: Marrëdhëniet tona në përgjithësi ndërmjet shteteve janë të forta. Ka disa marrëdhënie ndërmjet liderëve që janë të tensionuara dhe kjo është diskutuar në media për një kohë tani. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që liderët nga të dyja palët të shqyrtojnë atë që po bëjnë dhe të thonë, si mund ta ndryshojmë këtë dinamikë? A ka gjëra që mund të bëjmë për të ndryshuar? A ka gjëra që mund të bëjmë ne në Shtetet e Bashkuara për të ndryshuar? Dhe unë kam disa ide për këtë. Dhe ne kemi shkruar një raport së fundmi se si të ecim përpara me këtë çështje të Asociacionit, sipas kushtetutës së Kosovës, e cila mund të heqë presionin nga palët. Dhe kjo është ajo që duhet të përpiqemi të bëjmë.

Jeni optimist se Qeveria Kurti do të punojë ngushtë me administratën Harris?

Steinbaum: Sa i përket kush do ta drejtojë qeverinë në Kosovë, sigurisht, kjo është një pyetje për popullin e Kosovës. Unë nuk kam një mendim për këtë ose për partitë që mund të drejtojnë Kosovën. Kjo është në dorë të popullit tuaj. Kushdo që të jetë ai, shpresoj që do të kërkojë të kthejë një faqe të re, siç themi në Shtetet e Bashkuara, dhe të përpiqet të përmirësojë atë marrëdhënie, ta kthejë atë në lidhje shumë të fortë, shumë, shumë të fortë që e kemi pasur gjithmonë dhe t’i mbështes ato në vlerat tona, t’i mbështes ato në vlerat e demokracisë. Këtu ku Kosova ka qenë e fortë dhe t’i mbështesin ato në vlerat e sundimit të ligjit, ku të dy vendet janë, ku tradicionalisht të dy vendet janë të forta. /RTV21