Milani merr fitore të madhe ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve që ishin në program për t’u zhvilluar sonte.

Milani ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Kuqezinjtë arritën të mposhtin kampionin në fuqi me rezultat 1-3.

Fillimisht në epërsi kaloi Milani përmes Thiaw (12’), teksa Viniciusi barazoi nga penalltia (23’), mirëpo Milani arriti ta rikthejë epërsinë përmes Moratas (39’).

Gjatë pjesës së dytë, Milani arriti të shënojë edhe golin e tretë, ku golaashënuesi ishte Reijnders (73’).

Me këtë fitore, Milani grumbullon gjashtë pike, kurse Real Madridi mbetet i 17-ti me po aq pike. /Zëri

Rezultatet e ndeshjeve të tjera:

Bologna 0-1 Monaco.

Lille 1-1 Juventus.

Dortmund 1-0 Sturm Graz.

Celtic 3-1 Leipzig.

Liverpool 4-0 Bayer Leverkusen.

Sporting 1-4 Man City.