Zyrtare: Kryetari dhe nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, kandidatë për deputetë

Më 9 shkurt, në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Ndonëse akoma nuk ka filluar fushata zgjedhore dhe as dërgimi i listës së kandidatëve për kryeministër dhe deputet në KQZ, partitë politike tashmë kanë filluar edhe parafushatën, por edhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tashmë ka zgjedhur dy kandidatë për deputetë.

Siç merr vesh Zeri.info, dega e LDK-së në Obiliq, edhe zyryarisht ka zgjedhur që kryetari i kësaj dege, Xhafer Gashi së bashku me nënkryetaren Linda Bekteshi, të jenë kandidatë për deputetë.

Ky vendim, sipas burimeve të Zeri.info, është marrë në orët e pasdites së sotme në mbledhjen që ka mbajtur kryesia e LDK-së, dega në Obiliq.

Theksojmë se, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik. /Zëri