Vullneti e Gresa “detyrojnë” Atillën ta pastrojë banjon?

Gresa dhe Vullneti janë Kapitenët e kësaj jave në Big Brother VIP Kosova, pasi fituan sfidën e alfabetit nga Vëllai i Madh.

Si liderë të shtëpisë tani, dyshja kanë ndarë përgjegjësitë dhe punët që do të kryejnë banorët gjatë gjithë javës.

Dy kapitenët, i caktuan Atilla Karteshit si dhe Xhenetës, pastrimin e banjove brenda shtëpisë.

“Dëgjoni tash, po ia fillojmë prej banjës. Banjën e ka Xheneta me Atillën”, u tha Gresa banorëve, derisa i ndanë detyrat për secilin.

Secili prej banorëve, duhet të kryejë këto punë me urdhër të Kapitenit të javës dhe rregullat të cilat përcaktohen nga ai.

Kujtojmë se hyrja e ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit ka shkaktuar shumë reagime dhe të parët që thumbuan Atillën ishin Gresa dhe Vullneti.