38-vjeçari kapet nga policia, ishte në kërkim për “Vrasje të rëndë në tentativë”

Një 38-vjeçar me inicialet K.K, u arrestua në Prizren nga policia.

Ai akuzohet për vepren “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Personi në fjalë ishte dënuar me dy vjet burgim, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“I njëjti, pasi që janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë- (Hajvali)”.