Me pranga në duar, momenti kur Noizy del nga stacioni policor

Reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është paraqitur në stacionin policor të Pejës për një intervistë nga autoritetet e rendit dhe të drejtësisë.

Gjatë qëndrimit të tij në stacion ekipet mjekësore kanë ndërhyrë për t’i kryer kontrolle shëndetësore, pasi Noizy duket se kishte nevojë për një vlerësim të gjendjes.

Pas ekzaminimeve të para në stacion, mjekët vendosën ta dërgojnë reperin në urgjencë për një kontroll më të plotë dhe të detajuar.

Ekipi i IndeksOnline ka kapur momente ku reperi shihet teksa del nga stacioni me pranga në duar.

Policët me armë të gjata janë angazhuar për të ofruar siguri për reperin e njohur, Noizy.

Gjendja e tij po monitorohet me kujdes nga mjekët, ndërsa pritet që Policia të japë sqarime të mëtejshme për situatën dhe për çështjen që e çoi Noizyn në intervistë. Pas ekzaminimit në spital, reperi pritet të dërgohet sërish në Polici, ku prokuroi do të nxjerrë një vendim për të.