Baseli këtë muaj organizon referendum kundër organizimit të “Eurovision 2025”

Të dielën e 24 nëntorit do të mbahet një referendum në qytetin pritës të “Eurovision 2025”, Basel, ku votuesit do të zgjedhin për rezolutën e Këshillit të Madh në lidhje me miratimin e shpenzimeve për organizimin e Festivalit evropian të Këngës.

Banorët e Baselit në Zvicër do të votojnë kundër ose pro financimit të Eurovisionit, për të cilin janë ndarë mbi 40 milionë euro nga buxheti i qytetit, transmeton Zeri.info.

Partia Bashkimi Federal Demokratik (EDU) ka mbledhur rreth 4,000 nënshkrime për të organizuar një referendum kundër rezolutës së Këshillit të Madh në lidhje me financimin e festivalit në Basel.

“Ka kaluar referendumi kundër vendimit të Këshillit të Madh për miratimin e shpenzimeve për mbajtjen e ‘Eurovision 2025’ në Basel. Votuesit do të votojnë për këtë dhe për dy propozime të tjera kantonale dhe katër propozime federale në fundjavën e 24 nëntorit 2024. Në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve të përgjithshme për Këshillin Qeveritar”, ka njoftuar qyteti i Baselit.

Këshilli i Madh i Baselit ka miratuar në shtator një fond prej rreth 37.46 milionë rangash zvicerane për organizimin e konkursit të ardhshëm të Eurovisionit në Basel. Gjatë votimit 87 anëtarë votuan pro dhe 4 anëtarë kundër.

Festivali “Eurovision Song Contest 2025” është planifikuar të mbahet më 13, 15, 17 maj në “St.Jakobshalle” në Basel – Zvicër. /Zëri