Betteli s’i shkon duarthatë Kurtit, merr prodhime vendore me vete [foto]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Para se të shkonte në takim me Kurtin, Betteli ka marrë një qese, në të cilën kishte prodhime vendore, shkruan Zeri.info.

Nuk dihet nëse këto ishin për Kurtin, por që në takimin që u mbajt në Qeveri Betteli i mori me vete. /Zëri