Limaj prezanton kandidatin e parë për deputet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin e parë për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Bëhet fjalë për Xhemajl Hasanin nga Podujeva.

Limaj tha se Hasani dhe angazhimi i tij për transparencë e bën atë një zë të besueshëm për qytetarët, me pasionin dhe përkushtimin e tij.

“Kam kënaqësinë të prezantoj kandidatin tonë për deputet nga Podujeva, Xhemajl Hasani. Xhemajli është kryetar i Degës në Podujevë, ka përfunduar Fakultetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe diplomaci, ka qenë këshilltar në kabinetin tim në zv.Kryeministri. Angazhimi i tij për transparencë e bën atë një zë të besueshëm për qytetarët, me pasionin dhe përkushtimin e tij, ai është gati të përballojë sfidat dhe të kontribuojë në avancimin e shoqërisë sonë”, tha Limaj.

Theksojmë se Hasani në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale në Podujevë.