Kërkohet që Big Brother VIP Kosova të mbyllet menjëherë [video]

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA sot realizoi një aksion simbolik te mediumi Klan Kosova.

Ky aksion është zhvilluar pas zhvillimeve të mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova, për të cilin kanë kërkuar të mbyllet menjëherë, pasi sipas QIKA-s ky program promovon shembuj të përsëritur të dhunës, ngacmimeve seksuale e diskutimeve skajshmërisht seksiste dhe homofobike, transmeton Zeri.info.

“Mbrëmë publiku u trondit kur produksioni futi në shtëpi një person të denoncuar për dhunë ndaj gruas. Klan Kosova në shërbim të spektaklit e klikimeve i vendosi nën një kulm viktimën dhe dhunuesin. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”.

“Ky vendim jo vetëm që shkel të drejtat e viktimës, por normalizon dhunën ndaj grave. Ftojmë Komisionin e Pavarur të Mediave të ndërmarrë masa URGJENTE për të ndaluar transmetimin televiziv të këtij programi.|Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA njofton mediat se sot ka realizuar një aksion simbolik te mediumi Klan Kosova”, thotë QIKA. /Zëri