Vdekja e foshnjës në QKUK, Policia intervistoi disa persona
Një foshnjë ka vdekur dje në QKUK, për çka Policia ka nisur hetimet.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se për këtë rast kanë intervistuar disa persona, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, transmeton Zeri.info.
“Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnjë. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri