Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiq i Madh.

Policia ka konfirmuar se nga ky aksident, ku janë përfshirë tri automjete, janë lënduar gjashtë persona, raporton Zeri.info.

“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë - Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident, në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. /Zëri