Balotelli kthehet në Serie A siç di ai – ndëshkohet vetëm pas minuta pasi u fut në fushë

Mario Balotelli u paraqit në një ndeshje të Serie A për herë të parë në më shumë se tre vjet dhe mori një karton më pak se pesë minuta pasi u fut  në lojë në fitoren e Genoas 1-0 ndaj Parmës të hënën në mbrëmje.  

Ish-reprezentuesi italian iu bashkua Genoas si lojtar i lirë të hënën e kaluar, pasi u largua nga skuadra e Superligës së Turqisë, Adana Demirspor pas skadimit të kontratës së tij në qershor.  

Ai nuk u përfshi në skuadrën e ditës së ndeshjes për humbjen 1-0 ndaj Fiorentinës të enjten, por u emërua në mesin e lojtarëve ndaj Parmës të hënën në mbrëmje.  

Balotelli u fut në fushë pas 85 minutave lojë, duke zëvendësuar Jeff Ekhator. 

U deshën më pak se pesë minuta që Balotelli të hynte në libra, duke marr karton në minutën e 90-të.  

Teknikisht, Balotelli ka marrë një karton të verdhë dhe një të kuq në gjashtë minutat e tij të fundit të futbollit, pasi koha e tij me Adana Demirspor përfundoi me një karton të kuq në paraqitjen e tij të fundit të sezonit 2023/24.  

Genoa do të jetë në aksion të enjten në mbrëmje, kur do të presë Como në “Luigi Ferraris”. /telegrafi