Të shtëna me armë zjarri në afërsi të një banese në Krujë
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në afërsi të një banese në Larushk të Krujës.
Policia ka parë pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë se kush ka qëlluar dhe nga ka ardhur plumbi që ka goditur dritaren e banesës.
“Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.