Xherdan Shaqiri dhe Mirlind Kryeziu, pjesë e formacionit të javës në Superligën e Zvicrës

Vazhdon shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në kampionatin zviceran.

Baseli ka triumfuar me rezultat 5-0 ndaj Winterthurit, derisa derbi i javës mes Zurichut dhe Young Boys Bern ka përfunduar pa fitues 0-0.

Lugano triumfoi në shtëpi 2-0 ndaj Yverdon dhe me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida mes Luzernit dhe Grasshopper 2-0 në të mirë të vendasve.

Lausanne triumfoi 1-0 ndaj Servettes, ndërsa sfida mes St Gallen dhe Sion përfundoi baras 1-1.

E në formacionin e javës në Superligë e Zvicrës kanë zënë vend tre futbollistë shqiptarë.

Qendërmbrojtësi kosovar Mirlind Kryeziu është në qendër të mbrojtjes, derisa në mesfushë janë Bastien Toma dhe Xherdan Shaqiri.