Pesë muaj burg të akuzuarit që kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi
Gjykata Themelore në Prishtinë sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj Driton Dobrunës, i akuzuar për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Dobruna u dënua me pesë muaj burgim efektiv.
Vendimi u mor sot, ku i pranishëm ishte gazetari Kajtazi, ndërsa mungoi Dobruna.
Dobruna kishte pranuar fajësinë qysh në shqyrtimin e parë.