Kuvendi i Kosovës do ta diskutojë buxhetin 2025 javën e ardhshme, LDK-ja s’do ta votojë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se të hënën e ardhshme është vendosur të mbahet seanca, në të cilën do të diskutohet buxheti i Republikës së Kosovës.

Gashi ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë të hënën se do të jetë një seancë dinamike.

 

“U vendos qe ditën e hënë të jetë një seancë, diskutimi i buxhetit të Republikës. Do të jetë një seancë dinamike që e ka një fokus të veçantë. Vendimmarrja në Kuvend vazhdon të jetë e vështirësuar. Ne si Grup Parlamentar i LDK-së do të jemi prezentë...Java e ardhshme do të jetë përcaktuese në mënyrën se si do te shihet buxheti i ardhshëm”, është shprehur Gashi.

 

Ai ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë buxhetin.

“Do të japim vërejtjet, propozimet tona dhe nëse ato merren parasysh do ta shohim si mundësi”, ka deklaruar Gashi.