Dhunohet një femër në Pejë, arrestohet i dyshuari
Edhe në qytetin e Pejës është dhunuar një femër.
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, përderisa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Dhunim
Pejë / 03.11.2024 - NN. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor. /Zëri