Dhunohet një femër në Prishtinë

Një rast i dhunimit është raportuar ditën e djeshme në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit ditor të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën pas mesnatës, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, përderisa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Dhunim

Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor. /Zëri