Publikohet momenti i shembjes së strehës në stacionin hekurudhor në Serbi
Së paku 13 persona vdiqën dhe 3 të tjerë u plagosën, pas shembjes të një strehe në një stacion hekurudhor në Novi Sad të Serbisë.
Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite.
Serbia, për këtë tragjedi ka shpallur tre ditë zie kombëtare. Stacioni hekurudhor ku ndodhi ngjarja e rëndë ishte ndërtuar në vitin e largët 1964.
Në vitin që jemi, 2024, pasi ishte rikonstruktuar për tri vite, ky stacion u rihap. Hapja e stacionit hekurudhor u bë më datë 5 korrik dhe në ceremoni kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të shtetit
Kjo është videoja e momentit kur streha ra dhe zuri kalimtarët e rastit: