Letra e demokrates: Kamala Harris nderon shqiptarët, mbështet Kosovën
Në tokën e premtuar kontribuojnë për mbi një shekull, por nder më të madh se ai i së shtunës mund të mos kenë marrë kurrë.
Në adresë të komunitetit shqiparo-amerikan këtë fundjavë u shkoi një letër nga hiç më pak se kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Kamala Harris.
Kjo pos që i gëzoi, i bëri krenar shqiptarët atje, që Haxhi Dauti nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan, thotë se është hera e parë që një e pretendente për ulësen e kryetarit, të shkruaj për popullin shqiptar që jeton atje tre ditë para zgjedhjeve.
Në letër, demokratja është mirënjohëse për të bëmat e tyre mbi njëqind vjeçare në jetën publike.
Qindra mijëra shqiptarët Harris i nderoi edhe me falënderimin e Shqipërisë që si anëtare e Kombeve të Bashkuara, përkrahu ShBA-të për luftën në Ukrainë.
Pa u përmend nuk mbeti as republika më e re në Evropë – Kosova, për çka u rikonfirmua mbështetja amerikane.
Anise letra e të nominuarës për shefe të Shtëpisë së Bardhë është elektorale, Haxhi Dauti pohon se nuk ka ekzagjerime, për çka pret të vlerësohet nga bashkëkombësit më 5 nëntor.
Në votimet e së martës, Kamala Harris do ta ketë kundërkandidat republikanin Donald Trump. /klankosova