Emërimi i Piculës, raportues për Serbinë ka nxitur reagime në Beograd

Emërimi i politikanit kroat Tonino Piculës si raportues të ri të Parlamentit Evropian për Serbinë ka nxitur reagimet të shumta në Serbi.

Presidenti Aleksandar Vuçiq e akuzoi Piculën për ndjekjen e një "politikë anti-serbe." Mediat pro-qeveritare e ofenduan Piculën duke e përshkruar atë si një eurodeputet që ka një "qëndrim armiqësor ndaj Serbisë" dhe se emërimi i tij është një gisht në sy të Beogradit.

Autoritetet shqetësohen për Piculën, veçanërisht pas deklaratës së Vuçiqit se negociatat me BE-në po ecin ngadalë për shkak të presioneve për njohjen e Kosovës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

Picula theksoi se në Serbi janë të nevojshme me së shumti reforma thelbësore, sidomos në fushën e sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, një pjesë e opozitës pro-evropiane mbështet emërimin e tij, duke besuar se ai do të insistojë në reforma.

“Presim që ai të jetë objektiv dhe të mbrojë vlerat themelore të BE-së”, tha Pavlle Grboviq, kryetar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë.

Detyra e Tonino Piculës dhe e të gjithë raportuesve të mëparshëm është të vlerësojnë sa Serbia po përparon në integrimet evropiane, si e ndjek reformat në fusha kyçe siç është sundimi i ligjit.

“Mendoj se është e mirë që raportuesi vjen nga Ballkani Perëndimor dhe do ta vlerësojë objektivisht situatën në Serbi. Besoj se Picula do të kontribuojë në një vlerësim real të marrëdhënieve të vendit me Rusinë, opozitën dhe mediat”, tha Sofia Popoviq nga European Western Balkans.

Në Beograd, besohet se tonin e ashpër ndaj emërimit të Piculës, qeveria serbe e përdor për të justifikuar mungesën e përparimit në reforma, veçanërisht në sundimin e ligjit.