Bajrami vendimtar, e dërgon Rangersin në finalen e Kupës së Ligës

Sulmuesi i krahut, Nedim Bajrami, ka shënuar gol në minutën e 81-të për ta kualifikuar Rangersin në finale të Kupës së Ligës Skoceze.

Rangersi të dielën e eliminoi Motherëellin si mysafir në gjysmëfinale me rezultatin 2:1. Bajrami e shënoi golin e fitores për 2:1.

Vendësit kaluan të parët në epërsi  në minutën e 25-të me golin që e realizoi Andy Halliday. Në minutën e 49-të, Cyriel Dessers i barazoi shifrat për vendësit. Bajrami e kompletoi ndeshjen.

Në finale, Rangersi do të takohet me Celticun më 15 dhjetor. Në gjysmëfinale, Celticu të shtunën e eliminoi Aberdeenin me rezultatin e thellë 6:0.