Ther me thikë të birin, Gjykata e Korçës lë në burg 54-vjeçarin

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 54-vjeçari, i cili pak ditë më parë theri me thikë djalin e tij 15-vjeçar.

Sipas policisë, ai e ka plagosur djalin e tij me thikën e bukës dhe më pas ka qenë vetë ai që së bashku me bashkëshorten e kanë dërguar djalin spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Bëhet e ditur se 15-vjeçari pasi ka marrë për tri ditë mjekim në këtë spital është larguar  drejt banesës në fshatin Vreshtas. /euronews