Drita fiton me përmbysje ndaj Suharekës, Prishtina mposht minimalisht Ferizajn
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, që ishin në program për t’u zhvilluar sot (e diel), në kuadër të xhiros së 12-të.
Drita ka arritur të fitojë me përmbysje 1-2 ndaj Suharekës në udhëtim.
Suhareka fillimisht kaloi në epërsi përmes Mevlan Zekës në minutën e 28-të, mirëpo Drita bbarazoi në minutën e 44-të falë golit të Ibrahim Salifout, ndërsa përmysjen e bëri përmes Albert Dabiqajt (66’).
Kësisoj, Drita tani është në krye të tabelës me 21 pikë, kurse Suhareka e katërta me 17 sosh.
Fitore ka shënuar edhe Prishtina e cila e mposhti Ferizajn, me rezultat minimal 1-0.
Golin e fitores arriti ta shënojë Leotrim Kryeziu në minutën e 61-të.
Me këtë fitore, Prishtina është e treta e 19 pikë, kurse Ferizaj e sheh vetën në pozitën e tetë me 14 sosh. /Zëri