“Largohu, vrasës”: Turma e të mbijetuarve nga përmbytjet në Spanjë hedhin baltë drejt mbretit të tyre

Një turmë e të mbijetuarve nga përmbytjet e Spanjës hodhën baltë dhe fyen mbretin e Spanjës, Felipe VI, gjatë vizitës së parë të tij në një nga qytetet më të goditura.

Bëhet e ditur se zyrtarët qeveritarë shoqëruan monarkun i cili u përpoq të fliste me vendasit, ndërsa të tjerët i bërtisnin.

Policia duhej të ndërhynte me oficerët me kalë për të mbajtur prapa turmën e njerëzve.

“Largohu, largohu” dhe “vrasës”, ishin vetëm dy nga disa fjalët me të cilat populli spanjoll iu drejtua mbretit, hkruan AP, përcjell telegrafi.

Pasi u detyrua të kërkonte mbrojtje nga balta, mbreti qëndroi i qetë dhe bëri disa përpjekje për të folur me banorët.

Ndryshe, mbi 200 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet e së martës dhe mijërave u janë shkatërruar shtëpitë e tyre nga uji dhe balta.

Të paktën 60 nga të vdekurit ishin në Paiporta, një epiqendër e vuajtjeve.