Shpërthimi në një lokal në Prishtinë ndodhi si pasojë e një motoçiklete elektrike
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth shpërthimit në një lokal në Prishtinë.
Sipas raportit ditor, policia ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një motoçiklete elektrike.
“Është raportuar se në një lokal ka ndodhur një shpërthim si pasojë e një motoçiklete elektrike e cila ishte brenda lokalit. Njësit relevante policore emergjenca si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrit të lokalizojnë zjarrin”, thuhet në raportin e policisë.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.