35-vjetori i rënies së Zhitisë dhe Fazliut, Bulliqi: Me respekt kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre

Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Bulliqi përmes një postimi në rrjetin sosicla Facebook, tha se me respekt kujtohet trimëria dhe sakrifica e Zhitisë dhe Fazliut,

“Me respekt kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e Afrimit dhe Fahriut, një trashëgimi që na frymëzon dhe na obligon të vazhdojmë rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Lavdi e nderime heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu! Lavdi e nderime të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!”, ka shkruar Bulliqi.