Dukagjini fiton me rezultat të ngushtë në udhëtim te Gjilani

Dukagjini ka arritur të shënojë fitore me rezultat të ngushtë në udhëtim te Gjilani, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin me bari artificial në Gjilan përfundoi me rezultat 1-2.

Golin e parë për Dukagjinin arriti ta shënojë Mërgim Pefqeli (5’) dhe të dytin realizoi Hekuran Berisha (41’), kurse të vetmin për Gjilanin e realizoi Senad Jaroviq nga penalltia në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Dukagjini është i teti me 14 pikë, kurse Gjilani në një pozitë më poshtë me 13 sosh. /Zëri