Dy qytetarë në Pejë dorëzojnë në Polici shuma të konsiderueshme parash dhe dokumente që i gjetën në rrugë dhe autobus

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytarë në Pejë janë paraqitur në stacion dhe kanë dorëzuar shuma të kosniderueshme të parave dhe dokumente identifikuese, që i kanë gjetur në rrugë dhe autobus.

Të dy rastet kanë ndodhur dje.

“Qytetari Elbasan Krasniqi, i cili ka gjetur një shumë të parave ne rrugën “Eliot Engel”, ( tek shtëpia e mallrave), paratë e gjetura i ka dorëzuar me datë 01.11.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ftojmë personin i cili ka humbur paratë në lokacionin e cekur më lartë të lajmërohet në Stacionin Policor në Pejë.

Qytetari Valmir Berisha, i cili kishte gjetur në autobus në te cilin punon, kuletën me para se bashku me dokumente identifikuese dhe një kartel bankare, të njëjtat i ka dorëzuar me datë 01.11.2024 në Stacionin Policor në Pejë, pas verifikimit të dokumenteve është kontaktuar pronari dhe të njëjtit pas procedurave iu janë kthyer paratë dhe dokumentet”, thuhet në raport.