UEFA mohon me vendosmëri deklaratat për Vinicius Jr dhe rezultatet e Topit të Artë

UEFA ka mohuar me vendosmëri të ketë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me rezultatet e fundit të Topit të Artë ose ndonjë deklaratë për Vinicius Junior, pas raportimeve të komenteve të supozuara nga UEFA ose presidenti i saj, Aleksander Ceferin.

Gjatë ditëve të fundit janë publikuar deklarata të ndryshme në emër të UEFA-s dhe Ceferinit, por asnjëra nuk është lëshuar nga institucioni apo presidenti.

“Ne mohojmë kategorikisht deklaratat që qarkullojnë për komentet e supozuara të UEFA-s për rezultatet e Topit të Artë”, ka sqaruar fillimisht UEFA.

“As UEFA dhe as presidenti i saj nuk kanë dhënë deklarata apo komente për rezultatet e përzgjedhjes së çmimit. Çdo raport i këtij lloji është totalisht e pabazuar dhe nuk pasqyron realitetin”.

UEFA theksoi se këtyre raporteve u mungon baza dhe ata mund të ndërmarrin veprime ligjore.

“Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo pale të përfshirë në shpërndarjen e këtyre deklaratave të rreme”, thuhet tutje.

Organi drejtues ka mbajtur një qëndrim të fortë, duke synuar sigurimin e transparencës dhe parandalimin e dezinformatave në lidhje me integritetin e procesit të ndarjes së Topit të Artë. /telegrafi