“Lojtarët po luajnë me dhimbje”, Guardiola reagon ndaj lëndimeve të shpeshta

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë se edhe lojtarët që s’janë të lënduar po “luajnë me dhimbje”, shkaku i orarit të ngjeshur dhe se tash e tutje do të përballet me një “urgjencë” të lëndimeve.

Guardiola kishte thënë se ka dyshime rreth disa lojtarëve për ndeshjen e sotme ndaj Bournemouth, pas humbjes prej 2-1 nga Tottenham në Carabao Cup.

Savinho u largua me banderolë nga fusha me një lëndim të kyçit, derisa Manuel Akanji kishte pësuar një lëndim në kofshë para ndeshjes.

Pas ndeshjes, Guardiola tha se ka vetëm 13 lojtarë që janë taman “fit”, me Rodrin e Oscar Bobb që janë jashtë për një kohë të gjatë, derisa ka shqetësime rreth gjendjes së Kevin De Bruyne, Kyle Ëalker, Jeremy Doky, Jack Grealish, Akanji dhe Josko Gvardiol.

Para ndeshjes ndaj Bournemouth, në konferencë për shtyp të premten, Guardiola nuk specifikoi se kush do të kthehet nga lëndimi, por vetëm konfirmoi se Savinho i është shmangur një lëndimi të rrezikshëm.

Pas ndeshjes së sotme ndaj Bournemouth, City rikthehet në aksion në takimin e së martës ndaj Sportigut të Lisbonës, që drejtohet nga Ruben Amorim, rivali i ri i Guardiolës.