Dy qytetarë në Pejë gjejnë para dhe i dorëzojnë në Polici

Policia ka njoftuar se me datë 01.11.2024, në Stacionin Policor Pejë, janë paraqitur dy persona të cilët kanë dorëzuar në Polici shuma të konsiderueshme të të hollave dhe dokumenteve identifikuese.

Qytetari Elbasan Krasniqi, i cili ka gjetur një shumë të parave ne rrugën “Eliot Engel”, ( tek shtëpia e mallrave), paratë e gjetura i ka dorëzuar me datë 01.11.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ftojmë personin i cili ka humbur paratë në lokacionin e cekur më lartë të lajmërohet në Stacionin Policor në Pejë.

Qytetari Valmir Berisha, i cili kishte gjetur në autobus në te cilin punon, kuletën me para se bashku me dokumente identifikuese dhe një kartel bankare, të njëjtat i ka dorëzuar me datë 01.11.2024 në Stacionin Policor në Pejë, pas verifikimit të dokumenteve është kontaktuar pronari dhe të njëjtit pas procedurave iu janë kthyer paratë dhe dokumentet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, falënderon qytetaret për veprimet e bëra dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim. /Zëri